-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nëna e përzuri nga shtëpia, përdhunohet dhe vritet 5-vjeçarja

Kryesoret

Qyteti Kansas në SHBA është tronditur nga lajmi për vdekjen e një vajze 5-vjeçare, e cila u përdhunua dhe u vra në një kamp të pastrehëve në pyll pasi fqinjët thanë se nëna e saj e kishte dëbuar nga shtëpia së bashku me të babain dhe motrat e saj.

Vogëlushja Zoe Felix u gjet e plagosur të hënën në një pikë karburanti pranë vendit ku jetonte me familjen e saj.

Vajza e vogël, e cila gjithashtu kishte pësuar abuzim seksual, u dërgua me urgjencë në spital, por mjekët nuk mundën ta shpëtonin.

I dyshuari kryesor për krimin e tmerrshëm është një 25-vjeçar Mikel G. Cherry, i cili u arrestua për përdhunimin dhe vrasjen e vajzës.

Sipas banorëve, i riu ka jetuar më parë për një kohë në të njëjtën shtëpi me vogëlushen, prindërit dhe motrën e saj, përpara se nëna e Zoes t’i nxirrte të gjithë nga shtëpia.

Familja e vajzës mësohet se ka qenë problematike vitet e fundit. Vogëlushja nuk shkonte në kopsht dhe shëtiste rrugëve gjithë ditën pa mbikëqyrje.

Disa anëtarë të komunitetit kujdeseshin herë pas here t’i jepnin rroba, ushqim dhe e mbanin për disa orë në shtëpinë e tyre në mënyrë që ajo të lahej dhe të pushonte.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit