Kryeministri Edi Rama ka pritur pasditen e sotme ministrin e jashtëm grek, Giorgos Gerapetritis.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë Rama nëpërmjet një postimi në Facebook. Gerapetritis ndodhet në Tiranë në kuadër të samitit të ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor.
“Takim me Ministrin e jashtëm grek, Giorgos Gerapetritis,” shkruan Rama, teksa ka ndarë edhe një foto nga takimi.
Ky takim vjen në një kohë trazirash mes dy vendeve për shkak të çështjes “Beleri”, ku pala greke thotë se ai duhet të betohet si kryebashkiak i Himarës dhe se akuzat ndaj ti nuk qëndrojnë.