Pas incidenteve te regjistruara ditën e djeshme nga tifozët Tiranës dhe Vllaznisë ku mbetën të plagosur 5 persona policia e Lezhës ka dalë me një njoftim zyrtar.
Mësohet se pas konfliktit fizikisht janë identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e Policisë të 106 tifozëve nga të dyja ekipet.
Përplasjet e ultrasve në Kukës, 5 të plagosur, disa të shoqëruar në polici
Të arrestuarit janë Klejvi Xeka, 20 vjeç, Klejdi Zyka, 18 vjeç, Renato Markgjoni, 18 vjeç, Ismail Asllani, 18 vjeç, Klodian Dumi, 38 vjeç, Rakip Lala, 18 vjeç, Fabjon Kurti, 18 vjeç dhe Frensi Shehi, 20 vjeç.
Ndërkaq, tifozët e tjerë të shoqëruar, në përfundim të veprimeve procedurale, janë lënë të lirë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkalles së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkaterrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim”.
Nxehen gjakrat mes Ultrasve në Kukës, tifozët e Vllaznisë dhe Tiranës “boks” në rrugë