-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Liderët e BE-së vijnë në Tiranë! Berisha përgatit “mikpritjen”! Cili është skenari?

Kryesoret

Javën tjetër në 16 Tetor, Shqipëria do të presë Samitin e Procesit të Berlinit. Liderët e Gjermanisë, Francës por edhe të Ballkanit do të vijnë në Tiranë në një atmosferë jo të zakonshme, nisur nga situata në veri të Kosovës. Megjithatë, opozita e drejtuar nga Sali Berisha njoftoi se për atë ditë do të marrë masat që t’u tregojë të gjithëve se cila është fytyra e vërtetë e Edi Ramës.

Kemi të bëjmë me një regjim, i cili për konjukturat gjeopolitike të kohës, pret me 16 tetor, Samitin e Berlinit. Ne e mirëpresim samitin, pa diskutim, por ne do bëjmë gjithçka për të paraqitur para audiencës së nderuar evropiane, të vërtetat e Edi Ramës dhe regjimit të tij.

Kjo sigurisht jo me asnjë qëllim tjetër, përveçse një informim korrekt në të gjitha nivelet, për këtë regjim që bazohet në krimin, në drogën dhe vjedhjen e qytetarëve shqiptarë. Mediat kanadeze publikuan një artikull të gjatë të tërë për kartelin e Sinaloas dhe miqtë e Edi Ramës, Luftar Hysën, etj.

Pra, të gjitha këto e bëjnë më të komplikuar betejën tonë, por ne do e bëjmë këtë betejë, se ne kemi të drejtën, ne kemi të vërtetat me vete. Ne nuk shtojmë, nuk deformojmë asnjë të dhënë” tha ai.

Nuk dihet nëse skenari bën fjalë për një protestë si në 6 dhjetorin e vitit të kaluar kur liderët e BE-së erdhën në Tiranë. Në atë tubim Sali Berisha u qëllua me grusht në tubimin që organizoi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit