-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Arritje për diplomacinë!” Shqipëria, për herë të dytë anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së

Kryesoret

Shqipëria u zgjodh anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut për periudhën 2024-2026 pas votimit me 123 vota pro në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, sot pasdite.

Lajmi është bërë publik nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

“Një tjetër arritje e madhe e politikës së jashtme dhe diplomacisë; një tjetër demonstrim i besimit nga shtetet anëtare të OKB-së për rolin e Shqipërisë në çështjet ndërkombëtare. Këtë herë plotësisht të përkushtuar për mbrojtjen dhe promovimin e Të Drejtave të Njeriut kudo dhe për të gjithë,” shkruan ministri Hasani në rrjetet sociale.

Këshilli, i cili është i ngarkuar me përgjegjësinë për të mbrojtur dhe avancuar të drejtat e njeriut në nivel global, përbëhet nga 47 shtete anëtare të zgjedhura me votim të fshehtë nga shumica e anëtarëve të Asamblesë së Përgjithshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit