-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Biden: SHBA-të mbështesin Izraelin, kanë të drejtë t’i përgjigjen sulmeve

Kryesoret

Presidenti i SHBA, Joe Biden i është drejtuar kombit për përplasjet në Rripin e Gazës. Në fjalën e tij, Biden ka ritheksuar mbështetjen e SHBA-ve për Izraelin.

“Ne qendërzojmë më Izraelin dhe kujdesim që Izraeli të kujdeset për qytetarët e tij. Nuk ka shfajësim për terrorizmin. Hamas ofron vetëm gjakderdhje dhe asgjë tjetër. Humbja e jetëve të thyen zemrën, Izraeli ka të drejtë dhe detyrim të përgjigjet,” tha ai.

“Ne respektojmë ligjet e luftës, ato kanë një rëndësi, kanë një ndryshim,” shtoi ai.

“Qytetarët amerikanë po luten për familjet e prekura nga kjo mizori. Kjo është ajo që ne nënkuptojmë me tragjedi njerëzore,” tha ai, duke shtuar se SHBA-të do të vazhdojnë të “qëndrojnë të bashkuar” me Izraelin.

“Hamasi ka përdhunuar, sulmuar dhe ka rrëmbyer gratë si trofe. Prindërit kanë përdorur trupat e tyre si mburojë për të mbrojtur fëmijët e tyre,” shtoi Biden.

Biden gjithashtu bëri të ditur se të mbijetuarit e Holokaustit janë ndër ata që mbahen peng nga Hamasi. Të paktën 14 qytetarë amerikanë janë vrarë deri më tani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit