-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shefi e arratisi dhe shkoi vetë brenda! Baroni ka “gisht” te heroina e Papajt në Rinas?

Kryesoret

I konsideruar si baroni i heroinës, Gëzim Çela i dënuar me 10 vite burg dhe i kërkuar nga drejtësia arriti që të shpëtonte sërish mbrëmjen e djeshme.

Në qeli shkoi shefi i komisariatit Dritan Metaj që e ndihmonte që të arratisej. SPAK ka në dorë një dosje me mjaft fashikuj.

“Fijet” dyshohet se lidhin Çelën edhe më një sasi heroine që u zbulua në prill të këtij viti pranë Rinasit.

Shtatë muaj më parë u arrestua 31-vjeçari Armando Papa me mbi 41 kg heroinë të pastër, ndërsa mundi të largohej një tjetër person që e shoqëronte.

Papa dyshohet se ishte pjesë e të njëjtit grup kriminal që drejtohet nga Çela.

Lënda narkotike dyshohet se ishte përgatitur në zonën e Fushë Kuqes dhe origjinën e kishte nga Turqia.

Përgjimet e nxorën zbuluar/ Shefi i policisë “shëtiste” me makinë bosin e drogës

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit