Analist i Evropës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor në Institutin e Evropës së Re, Jakub Bielamowicz ka reaguar në lidhje me mos heqjen e masave ndaj Kosovës.
Për mes një reagimi në llogarinë e tij në “X” shkruan se BE po djeg besueshmërinë në Ballkan.
“Dita për ditë BE-ja vazhdon të djegë besueshmërinë e saj në Ballkanin Perëndimor. Kosova që u agresua nga Serbia në një përpjekje të dukshme për të destabilizuar dhe ka shumë të ngjarë të aneksonte pjesën e saj veriore, do të jetë nën sanksionet e BE-së derisa de facto të heqë dorë nga siguria e saj kombëtare”, ka shkruar ai.
Zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme, Peter Stano dje tha se shtetet anëtare ende nuk kanë parë mjaftueshëm hapa nga Kosova për “një deeskalim kuptimplotë”, dhe kjo është arsyeja pse masat janë ende në fuqi.