Nesër në mbrëmje kombëtarja jonë luan ndeshjen e radhës dhe këtë herë ka përballë përfaqëuesen e Çekisë, sfidë e vlefshme për Euro 2024.
Kjo përballje pritet të jetë vendimtare në lidhje me kualifikimin e kombëtares në fazën e grupeve të kompeticionit europian.
Në një konferencë për mediat në këtë prag ndeshjeje, trajneri i kombëtares sonë, Sylvinho fillimisht u ndal te rëndësia e përballjes së nesërme dhe më pas dha lajmi e “hidhur” duke konfirmuar kështu mungesën e sulmuesit Armando Broja, në sfidë.
“Kemi përpara 3 finale, nesër do të jetë e para dhe nuk do të jetë aspak e lehtë, por ne jemi gati për t’u përballur. Siç e tha edhe Gjimshiti patjetër që është një ndeshje shumë e vështiër, por nuk është ndeshja që do të vendosë për kualifikimin.
Luajmë ndaj një kundërshtari shumë të fortë fizikisht, që ka pësuar vetëm 2 gola dhe akoma asnjë humbje. Kemi shumë punë për të bërë dhe shumë djerë për të derdhur.
Përsa i përket Brojës duhet të jap një lajm të keq, ka qenë me skuadrën për vetëm 2 ditë dhe pas konsultave me mjekun tonë dhe me mjekët e Chelsea, ai nuk do të jetë i gatshëm për përballjen e nesërme. Përsa i përket Gjasulës, gjithçka është në rregull dhe ai është gati për të luajtur,” ka deklaruar Sylvinho në konferencë.