Gjykata e Lezhës ka liruar 8 tifozët e arrestuar pas përleshjeve të regjistruar ditën e shtunë pas përfundimit të ndeshjes mes Tiranës dhe Vllaznisë.
Nga përleshjet mes tifozëve u plagosën 5 persona ndërsa u shoqëruan 106 tifozë nga të cilët vetëm 8 u arrestuan.
Përplasjet e ultrasve në Kukës, 5 të plagosur, disa të shoqëruar në polici
Ndërkohë ditën e sotme është njoftuar se janë liruar. Në seancës e zhvilluar me dyer të mbyllura, pasi u dëgjuan palët, Gjykata caktoi masën e sigurisë detyrim paraqitjeje.
Përplasjen fizike u regjistruan në një pikë karburanti në Reps të Mirditës pas fitores 1-0 të Tiranës kundër Vllaznisë e cila u luajt në Kukës.
Nxehen gjakrat mes Ultrasve në Kukës, tifozët e Vllaznisë dhe Tiranës “boks” në rrugë