-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U vra për një parking, familjarët e shqiptarit: Fëmijët nuk e dinë si vdiq, po vuajnë shumë

Kryesoret

Pas vrasjes së 39-vjeçarit shqiptar në Greqi për një parking nga fqinji i tij grek pas gati një muaj nga humbja e të afërmit të tyre kanë dhënë një deklarate familjarët.

Në një intervistë për mediat greke, bashkëshortja e 39-vjeçarit ka treguar tronditjen që kanë përjetuar ajo së bashku me tre fëmijët e saj.

Ajo më tej ka zbuluar se fëmijët nuk e dinë mënyrën se si babai i tyre ka ndërrua jetë.

“Fëmijët e dinë që babi ka ikur, por jo si, sepse unë nuk jam gati. Ishte e çuditshme, sa herë ai puthte fëmijët dhe na përshëndeste, atë ditë na puthi dhe tha ‘shihemi përsëri në mbrëmje’, gjë që nuk ndodhi kurrë,” u shpreh e veja.

“Me kalimin e kohës mungesa e tij në shtëpi është gjithnjë e më e dukshme, I vogli sa herë shkon në shtrat për t’u shtrirë thotë “dua babin jo foton e tij”. Është shumë e vështirë për fëmijët,” rrëfeu vështirësinë e saj gruaja që pas humbjes së bashkëshortit.

Vëllai i 39-vjeçari gjithashtu ka folur në lidhje me ngjarjen ku ka rrëfyer  ditët e vështira që kanë kaluar.

“Ai ishte shoku im më i mirë, babai im. Ishte gjithçka për mua”, tha vëllai i 39-vjeçarit.

Ai më tej u shpreh  Vangelis nuk kishte lënduar kurrë askënd dhe se kujdes për familjen e tij.

“Ai shkonte në punë nga ora 8 e mëngjesit deri në 9 të natës për të ushqyer fëmijët e tij. Më mungon buzëqeshja e tij,” shprehu me dhimbje vëllai i të ndjerit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit