UEFA ditën e sotme ka njoftuar se ndeshja mes Kosovës dhe Izraelit për kualifikimet “Euro 2024” do të shtyhet.
Përballja ishte planifikuar të zhvillohej më 15 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri”. Ky vendim ka ardhur pas sulmeve dhe situatës së luftës në të cilën ndodhet Izraeli prej disa ditësh.
Autoritetet izraelite aktualisht nuk lejojnë asnjë prej ekipeve sportive të udhëtojnë jashtë vendit.
UEFA ka bërë të ditur se me kohë do të njoftojë për datën e re të kësaj ndeshjeje.