-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ballkani rikthehet si rruga kryesore e kalimit të emigrantëve të parregullt në Europë

Kryesoret

Ballkani Perëndimor mori vendin si rruga më aktive e migracionit të parregullt në muajin shtator, vlerëson raporti më i fundit i organizatës policore europiane për ruajtjen e kufijve FRONTEX.

Sipas raportit 18883 raste të kalimeve të emigranëtve të parregullt u evidentuan në këtë rrugëkalim, ndërkohë që rruga e Mesdheut Qëndror, shënoi një rënie me rreth 16600 raste gjatë muajit shtator.

Ndërsa si nëntëmujor, nga janari deri në shtator, rruga e Ballkanit Perëndimor, shënoi 81800 raste të kalimeve të migrantëve me një rënie prej 23%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.

Migrantët që përshkuan rrugën e Ballkanit Perëndimor ishin kryesisht nga Siria, Afganistani dhe Turqia.

Rruga e Ballkanit Perëndimor dhe Shqipëria

Kalimet e përkohshme të migranëtve të parregullt nga kufiri grek drejt territorit shqiptar vijuan nëntë muajt e parë të këtij viti duke shënuar rritje në zonën kufitare të Sarandës dhe një rënie në zonat kufitare të Gjirokastërs dhe Korçës, krahasur me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në territorin e Gjirokastrës u evidentuan nga janari në shtator rreth 900 migrantë të parrregullt më pak se gjysma krahasur me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.

Sipas të dhënave të policive kufitare, migrantët që kalojnë përkohësisht në territorin shqiptar janë kryesisht nga Pakistani, Bangladeshi, Afganistani dhe Siria.

Shumë prej migrantëve nga Bangaldeshi dhe Pakistani kanë qëndruar prej vitesh në Greqi dhe synojnë të kalojnë përmes Shqipërisë drejt vendeve të tjera europiane pasi nuk kanë arritur të rregullojnë në Greqi statusin e tyre të qëndrimit.

FRONTEX-i e zgjeroi këtë vit misionin e ndihmës ndaj policisë kufitare shqiptare edhe në zonën e Sarandës në kufi me qytetin port grek të Igumenicës për t`iu përgjigjur ardhjeve të shtuara të migrantëve të parregullt në këtë zonë./VOA

Artikulli i plotë këtu.

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit