-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Osmani takim me komandantin e ri të KFOR-it

Kryesoret

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me gjeneralmajor Ozkan Ulutas pas marrjes së drejtimit të KFOR-it.

Osmani gjatë takimit e ka uruar atë për marrjen e detyrës si dhe duke shprehur besimin e plotë për bashkëpunim të ngushtë në funksion të përmbushjes së synimeve të përbashkëta për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe rajon.

Po ashtu Osmani theksoi rëndësinë e koordinimit në përballjen me sukses ndaj sfidave e kërcënimeve të hapura nga Serbia që tentojnë të cenojnë sigurinë, stabilitetin dhe integritetin territorial të vendit, veçanërisht pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në veri të vendit.

Gjeneral Ulutas shprehu mirënjohjen dhe falënderimin për pritjen nga ana e Osmanit, duke theksuar se do të bashkëpunoj ngushtë me të dhe të gjitha institucionet e tjera vendore për të realizuar përgjegjësinë e tij në shërbim të sigurisë dhe mbrojtjes së paqes dhe stabilitetit bazuar në mandatin e misionit të KFOR-it në Kosovë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit