Dy shqiptarë nga Kosova janë plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në Fushë Krujë-Thumanë.
Një makinë e drejtuar nga një shqiptar i Kosovës humbi kontrollin nga shpejtësia dhe u përplas me rrethrrotullimin e Thumanës.
Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi si edhe pasagjeri, gjithashtu shqiptar i Kosovës.
Dy të lënduarit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Paraprakisht mësohet se dy shqiptarët e Kosovës po ktheheshin pasi kishin mbështetur kombëtaren mbrëmjen e djeshme në Tiranë përballë Çekisë në fitoren spektakolare.