-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kancelari Scholz pas Tiranës në Izrael

Kryesoret

Kancelari gjerman, Scholz pas qëndrimit në samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë udhëton të martën në Izrael për të treguar solidaritetin me Izraelin. BE po planifikon një urë ajrore ndihme për civilët palestinezë.

“Për mua ka rëndësi të tregoj solidaritetin me Izraelin edhe thjesht praktikisht përmes vizitës sime,” deklaroi kancelari gjerman, Olaf Scholz. Kjo është e rëndësishme për këtë vend dhe popullin e tij.

Sipas të dhënave, kancelari gjerman takohet me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu, ku pritet të flitet për “çështje konkrete praktike”, si gjendja e sigurisë në Izrael dhe organizimi i ndihmës humanitare.

Përveç kësaj do të diskutohet, se si mund të pengohet që konflikti të përhapet në rajone të tjera.

Kancelari Scholz është i parë kryetar qeverie që udhëton në Izrael pas sulmit masiv të organizatës terroriste palestineze të Hamasit më 7 tetor.

Më pas Scholz shkon në Egjipt për të zhvilluar bisedime. Egjipti kufizohet me Rripin e Gazës të sunduar nga Hamasi terrorist. Të premten e kaluar ishte ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, e cila vizitoi Izraelin dhe u takua me pjesëtarë të familjeve të pengjeve gjermanë të Hamasit.

Sipas ministrit të Mbrojtjes së Izraelit, Joav Gallant, pritet një luftë e gjatë por e suksesshme kundër organizatës terroriste, Hamas.

Gallant tha pas takimit me Sekretarin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Tel Aviv, se “kjo do të jetë një luftë e gjatë, çmimi do të jetë i lartë, por ne do të fitojmë, për Izraelin, për popullin hebre dhe për vlerat që ndajnë të dy vendet tona.

Blinken përforcoi qëndrimin e SHBA, se Izraeli ka të drejtën dhe madje “detyrimin” të mbrojë veten. Izraeli e ka mbështetjen e SHBA-së dhe do ta ketë gjithmonë, shtoi Blinken. Presidenti, Joe Biden udhëton të mërkurën në Izrael./DW

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit