-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zgjedhje luksi, Sylvinho me “dhimbje koke”, ja alternativat për trajnerin

Kryesoret

Nga porta në sulm, shumë prej kuqezinjve luajnë në ekipe të njohura europiane dhe me plot gojë mund të themi që kjo është një gjeneratë e artë për Shqipërinë, nisur edhe nga fakti që mosha e lojtarëve është relativisht e re dhe janë me kokrra ata futbollistë që i kanë kaluar të 30-at.

Një brez që të jep shpresë për të dërguar këtë Kombëtare sa më lart të jetë e mundur në kompeticionet ku ajo tenton të marrë pjesë. Një kualifikim në Botëror do të ishte një ngjarje historike.

Për t’i prekur pak edhe të gjitha pozicionet, në portë kemi eksperiencën e Berishës dhe Strakoshën që jep garanci dhe një portier më të vogël në moshë si Kastrati që luan rregullisht në Serinë B.

Në mbrojtje: Hysaj dhe Balliu djathtas, ndërsa në qendër alternativat janë të shumta: Gjimshiti, Ismajli, Kumbulla, Ajeti, Mihaj dhe Veseli. Për të kaluar në mesfushë ku Ramadani, Asllani dhe Bajrami, por edhe Laçi, Bare dhe Gjasula janë vlera të shtuara.

Krahët janë blinduar me Asanin dhe Mujën në njërën anë dhe Seferi me Uzunin në tjetrën. Në sulm, Cikalleshi, Broja, Daku dhe Çuni, me këta tre të fundit që garantojnë shumë vite në Kombëtare.

Jashtë planeve- Nëse përmendëm gjithë ata lojtarë dhe kaq shumë alternativa, duhet të kujtojmë edhe disa të tjerë që kanë mbetur jashtë planeve të trajnerit.

Mjafton të përmendim Amir Abrashin, Odise Roshin dhe Armando Sadikun që kanë një kontribut të madh në ekipin kombëtar, si edhe Endri Çekiçin, Rei Manajn, Enis Çokajn, Xhakomo Vrionin dhe shumë lojtarë të tjerë./ Panorama Sport

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit