-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ish-avokati i Trump, dëshmon kundër tij në gjyq

Kryesoret

Pesë vite pasi iu kundërvu publikisht ish-Presidentit Donald Trump, ish-avokati i tij Michael Cohen u përball të martën me të në gjyqin për padinë civile që rrezikon të trondisë perandorinë e tij të pronave të patundshme.

Zoti Cohen nuk shikoi në drejtimin e ish-Presidentit Trump kur kaloi pranë tij për të dëshmuar si një dëshmitar kyç kundër ish-shefit të tij.

Ish-Presidenti Donald Trump, tashmë edhe kandidati kryesues republikan për zgjedhjet e vitit 2024, u paraqit vullnetarisht në gjykatë për këtë dëshmi që pritej me shumë interes.

Ai ka ndjekur tashmë gjashtë ditë seancash gjyqësore në Manhatan. Zoti Cohen, paraqitja e së cilit në gjykatë u shty javën e kaluar për shkak të një situate shëndetësore, ka thënë se është hera e parë që e shikon zotin Trump prej pesë vitesh.

“Nuk është Donald Trump kundër Michael Cohen, apo Michael Cohen kundër Donald Trump,” tha zoti Cohen kur mbërriti tek gjykata. “Kjo ka të bëjë me llogaridhënien, thjesht dhe qartë”.

Ndërsa shkonte drejt gjykatës, ish-Presidenti Trump vuri në dukje se zoti Cohen bëri burg pasi pranoi fajësinë për evazion fiskal, për mashtrim të Kongresit dhe për shkelje të rregullave të financimit të fushatave elektorale.

“Ai është provuar se është gënjeshtar,” tha zoti Trump, i cili pritet të dëshmojë më vonë në këtë proces gjyqësor.

Pasi u ul në bankën e dëshmitarëve, zoti Cohen filloi t’u përgjigjej pyetjeve për karrierën e tij dhe për dënimet penale që ka marrë. Herë pas here, ish-Presidenti Trump komunikonte me pëshpëritje me avokatët e tij dhe në momente të caktuara ndiqte me vëmendje të lartë./VOA

Artikulli i plotë këtu.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit