-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Stabiliteti i Kinës në pikëpyetje pas shkarkimit të Ministrit të Mbrojtjes

Kryesoret

Kina shkarkoi nga detyra Ministrin e Mbrojtjes të martën, zyrtari i dytë i lartë që largohet brenda tre muajsh, duke nxitur pikëpyetje mbi qëndrueshmërinë e kabinetit të Presidentit Xi Jinping.

Gjenerali Li Shangfu, i cili nuk ishte shfaqur në publik prej 2 muajsh, u shkarkua nga detyra si Ministër i Mbrojtjes dhe këshilltar, njoftoi media shtetërore kineze.

Kina njoftoi gjithashtu se Qin Gang, i cili u shkarkua nga posti i Ministrit të Jashtëm në korrik, u lirua gjithashtu edhe nga detyra e këshilltarit.

Ligjvënësit më të lartë të Kongresit Kombëtar Popullor miratuan largimin e dy zyrtarëve, njoftoi televizioni shtetëror kinez CCTV, por pa dhënë më shumë detaje.

Nuk u emërua një zëvendës për vendin e lënë bosh nga zoti Li, çka do të thotë se Kina është pa një ministër mbrojtjeje ndërsa përgatitet të mirëpresë zyrtarët e huaj të mbrojtjes në dialogun për siguri rajonale, që do të mbahet në Pekin, mes datave 29-31 tetor.

Li u shfaq për herë të fundit publikisht në 29 gusht. Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi muajin e kaluar se zoti Li ishte nën hetime për korrupsion.

Ai mbajti detyrën vetëm disa muaj, pas emërimit në mars. Zoti Li, i cili është vënë nën sanksione nga Shtetet e Bashkuara për shkak të blerjeve të avionëve luftarakë rusë dhe sistemeve raketore të avancuara, është ministri më jetëshkurtër i mbrojtjes në Kinë.

Ish ministri i Jashtëm, Qin Gang mbajti detyrën më pak se një vit përpara se të mos dilte më publikisht dhe të zëvendësohej nga Wang Yi. Nuk janë dhënë shpjegime zyrtare mbi shkarkimin e tij, por gazeta “Wall Street Journal” citoi burime sipas të cilave zoti Qin pati një marrëdhënie jashtëmartesore gjatë kohës që shërbeu si ambasador në Shtetet e Bashkuara./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit