Një sulm me armë zjarri ka ndodhur në zonën e Katalonjës në Spanjë nga ku mësohet se ka mbetur i plagosur rëndë një shqiptar.
Sipas mediave atje, shqiptari ka mbërritur në spitalin e Tarragonas me tre plumba, dy në këmbë dhe një në kokë.
Ende nuk janë dhënë detaje lidhur me identitetin e shqiptarit, por paraprakisht raportohet se ai është nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit apo autorëve që fshihen pas.