Janë publikuar pamjet e momentit kur vajza e abuzuar në Vlorë merret nga krahët dhe futet në hotel nga një person.
Pamjet janë publikuar në emisionin “Piranja” ku shihet 26-vjeçarja që dërgohet në dhomën e hotelit nga një person, përkrahësh, pasi nuk është në gjendje të ecë.
Personi që e shoqëron nuk është i dashuri i saj, por Albi Ceno, njeri nga të arrestuarit nën akuzën e përdhunimit. Në një moment tjetër vajza shihet edhe e ulur te shkallët e hotelet, teksa bën lëvizje të çuditshme, e më pas rreshket mbi shkallë.
Gjykata e Vlorës vendosi masën “arrest me burg” për dy të arrestuarit e akuzuar për mbajtjen me forcë dhe abuzimin seksual të 26-vjeçares pak ditë më parë.
Dhënia e masës së sigurisë do të zhvillohet edhe për Gentjano Mehmetin dhe personin e katërt të përfshirë në ngjarje me inicialet V.K., të cilët ndodhen në arrati.