Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Lezhë. Një gjimnazit raportohet se ka qëlluar me karrige mësuesen, e cila ka përfunduar në spital për të marrë mjekim. Ngjarja ka ndodhur në gjimnazin “Hydajet Lezha”.
Paraprakisht, bazuar te dëshmia e njërit prej nxënësve në klasë, mësohet se ka pasur një debat të gjimnazistit me mësuesen e matematikës, e cila sipas të dhënave të para i ka përmendur të atin që i ka ndërruar jetë.
FOTO/ Brenda gjimnazit ku nxënësi i theu krahun mësueses së matematikës
“Për eshtrat e babit tat e timit nuk kam me të kaluar”. Kjo dyshohet se ka qenë fjalia e mësueses që ka sjellë rebelimin e gjimnazistit, mëson gazetarja e “5Pyetjet.al” Nevila Filipaj.
Më pas ka agravuar dhe adoleshenti e ka qëlluar me karrige. Kanë ndërhyrë gjimnazistët e tjerë duke parandaluar më tej dhunën. Mësuesja e matematikës është dërguar në spital për ndihmë. Gjimnazisti është marrë nga policia.