I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosov-Serbi, Miroslav Lajçak para fillimit të takimeve me Kurtin dhe Vuçiç ka folur ekskluzivisht për Kanal10 duke thënë se nuk negociojnë në mënyrën “merre ose lëre”.
Ai foli rreth pritshmërive të tij lidhur me takimin e sotëm në Bruksel duke thënë se Lajçak tha se ka pritje të larta.
“Kam pritje të larta, të vazhdojmë përpara”, tha Lajçak. Më tej ai tha se presin edhe implementimin e marrëveshjes.
I pyetur nëse është dita e një dokumenti për marrëveshjen “merre ose leje”, Lajçak tha se nuk negociojnë në atë mënyrë.
“Ne nuk negociojme më mënyrën “Merre ose lëre, kjo duhet të jetë pajtim mes dy palëve në të cilën jemi duke iu ndihmuar”, tha ai.