-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Konfliktet botërore shtojnë trysninë politike ndaj Biden-it brenda vendit

Kryesoret

Presidenti Biden bëri fushatë me premtimin për t’u dhënë fund “luftrave të përhershme”. Por tani para zgjedhjeve të vitit të ardhshëm, ai përballet me një konflikt në Gazë, agresionin rus ndaj Ukrainës dhe rritjen e tensioneve mes Kinës dhe Shteteteve të Bashkuara, lidhur me Tajvanin.

Qëndrimet e tij përballë këtyre sfidave mund të ndikojnë tek shanset e tij për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë.

Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gazë thotë se numri i viktimave palestineze nga sulmet ajrore izraelite ka arritur në mbi 7,000.

“Nuk e kam idenë nëse palestinezët po thonë të vërtetën lidhur me numrin e të vrarëve. Jam i sigurt që janë vrarë njerëz të pafajshëm dhe ky është çmimi i luftës,” tha presidenti Biden.

Kjo deklaratë zemëroi arabo-amerikanët, myslimanët dhe të tjerët që janë të pakënaqur me qëndrimin e presidentit ndaj luftës në Gazë.

“Kjo është absolutisht tronditëse dhe çnjerëzore. A do të ndihej më mirë presidenti nëse do të vdisnin vetëm 1000 fëmijë palestinezë,” thotë Robert McCaw i Këshillit për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike.

Nëntë anëtarë të Kongresit, kryesisht nga krahu më liberal i Partisë Demokrate të zotit Biden, votuan kundër një rezolute që mbështet Izraelin dhe dënon Hamasin, sepse nuk shprehte keqardhjen për humbjen e jetëve palestineze.

Sondazhe të ndryshme tregojnë se më shumë amerikanë mbështesin izraelitët sesa palestinezët, megjithëse të rinjtë janë më të ndarë.

“Mes hebrenjve amerikanë, një grup shumë i rëndësishëm për sa u përket votave dhe kontributeve financaire për Partinë Demokrate, vlerësimi për Presidentin Biden dhe qëndrimin e tij ka qenë pothuajse unanimisht pozitiv,” thotë profesori i shkencave poltike në Universitetin e Virxhinias, Larry Sabato./VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit