Nënkryetari i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku për mes një deklaratë për mediat ka reaguar në lidhje me sulmet e ish-kryeministrit, Sali Berisha ndaj deputetit të CDU/CSU në Bundestag, Krishbaum.
Sipas Çollakut kjo është hera e dytë që Krishbaum është fyer dhe baltosur në Shqipëri. Nënkryetari i PD-së shtoi se ky sulm është i papranueshme dhe se i ul kokën çdo demokrati.
“Shtëpia e shqiptarit është e mikut dhe e zotit. Krichbaum është sulmuar, fyer, baltores nga Sali Berisha, dy herë është fyer ai në Tiranë, më parë nga Rama. Krichbaum është mik i PD dhe ka qenë një nga zërat më të fortë të denoncimeve.
Kjo për ne është e papranueshme, ne e refuzojmë këtë gjuhë. CDU/CSU mbetet një partner i jashtëzakonshëm i DP-së. PD është krenare që ka një aleat të tillë. Këto sulme i ulin kokën çdo demokrati. PD mbetet e palëkundur. PD do i ruajë të paanësuar këto marrëdhënie,” u shpreh Çollaku.