-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Izraeli rivlerëson marrëdhëniet diplomatike me Turqinë, pas komenteve të Erdogan

Kryesoret

Izraeli tha të shtunën se kishte thirrur për konsultime diplomatët e vet në Turqi lidhur me “deklaratat gjithnjë e më të ashpra” që vinin nga Ankaraja zyrtare.

Njoftimi erdhi pasi Presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha përpara një turme të madhe që protestonte në Stamboll, se qeveria e tij po përgatitej të ngrejë akuza për krime lufte ndaj Izraelit, për shkak të veprimeve në Rripin e Gazës.

Për arsye sigurie, Izraeli i largoi më herët diplomatët nga Turqia.

Ministri i Jashtëm izraelit, Eli Cohen u shpreh në rrjetin X, platforma e njohur më parë si Twitter, se diplomatët tani po urdhëroheshin të tërhiqeshin për të shyrtuar marrëdhëniet diplomatike mes Turqisë dhe Izraelit.

Deklarata e zotit Cohen sugjeron një lëvizje që mund të ndërpresë lidhjet diplomatike të sapo rivendosura midis dy vendeve. Deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka patur reagime nga Ministria e Jashtme e Turqisë.

Më herët të shtunën, Presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha gjatë një tubimi pro-palestinez, ku merrnin pjesë qindra mijëra protestues, se Ankaraja po planifikonte ta akuzonte zyrtarisht Izraelin për krime lufte në Rripin e Gazës.

Zyra e presidentit nuk e komentoi deklaratën e zotit Erdogan.

Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale është shprehur se një hetim i hapur në vitin 2021, lidhur me dyshimet për krime në territoret palestineze, mund t’i analizojë pretendimet për krime lufte gjatë konfliktit aktual mes Izraelit dhe Hamasit.

Në fjalimin e tij përpara protestuesve në Stamboll, Presidenti Erdogan tha se edhe vendet perëndimore ishin përgjegjëse për më shumë se 7,700 njerëz, që Ministria e Shëndetësisë së Gazës që udhëhiqet nga Hamasi, tha se janë vrarë gjatë tre javëve të fundit./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit