Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga dy persona për prodhim dhe shitje së lëndëve narkotike.
Dy të arrestuarit janë 35-vjeçar me inicialet, E. B. dhe 25-vjeçari me inicialet D. H.
Gjatë kontrollit në banesat e dy të arrestuarve janë gjetur 253 fara cannabis sativa, 236 gramë kokainë dhe 2 peshore elektronike, të cilat u sekuestruan cilësinë e provës materiale, bashkë me 3 celularë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.








