-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tafani zbërtheu trafikun e kokainës së Laert Haxhiut, SPAK letërporosi disa shteteve të BE

Kryesoret

Prokuroria e Posaçme do u drejtohet me letërporosi të disa vendeve të Bashkimit Evropian, pas rrëfimeve të bashkëpunëtorit të drejtësisë, Artan Tafanit, për 2 linja të trafikut të kokainës jashtë territorit të vendit tonë.

Letërporositë e SPAK do të nisen për të mësuar më shumë rreth personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Ndërkohë, pas mbërritjes nga Prokuroria e Elbasanit në SPAK të dosjes së grupit të Laert Haxhiut, dosja është marrë në ngarkim nga prokurori Behar Dibra, i cili brenda të hënës dorëzon në Gjykatës e Posaçme kërkesën për rivlerësim të masave të sigurisë për të gjithë personat që janë në hetim për këtë çështje.

SPAK mësohet se ka studiuar të gjitha deklarimet e Artan Tafanit, i cili çoi në zbardhjen e disa prej ngjarjeve që ishin mbuluar nga harresa, për shkak të mungesës së provave.

Haxhiu është i arrestuar në Greqi në pritje të vendimit përfundimtar të gjykatave atje për ekstradim.

Ai rezulton i dënuar me 18 vite burg për vrasjen e Gerti Lalës në vitit 2010, ndërkohë vijon gjykimi në SPAK për vrasjen Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës, në vitin 2017, ngjarje në të cilën shënjestër e sulmit ishte nipi i Aldo Bares, Xhulio Shkurti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit