-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Është koha për luftë!”, Netanyahu: S’do të ketë armëpushim në Gazë

Kryesoret

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të hënën se nuk do të pranojë armëpushim në Rripin e Gazës, duke shtuar se një gjë e tillë “do të nënkuptonte dorëzim para barbarizmit dhe terrorizmit” të grupit militant palestinez, Hamas.

Netanyahu u kërkoi vendeve të tjera gjatë një konference për media të hënën vonë që të ndihmojnë më shumë në përpjekjet për t’i liruar më shumë se 230 pengjet e rrëmbyera nga Hamasi gjatë sulmeve të 7 tetorit në qytetet e Izraelit jugor.

Lideri izraelit tha se komuniteti ndërkombëtar duhet patjetër të kërkojë që pengjet “të lirohen menjëherë dhe pa asnjë kusht”.

Ai tha se në mesin e të rrëmbyerve janë 33 fëmijë dhe se Hamas po “i terrorizon ata duke i mbajtur si pengje”.

“Sikur Shtetet e Bashkuara që nuk do të pajtoheshin për një armëpushim pas sulmit në Pearl Harbor, apo pas sulmit terrorist të 11 shtatorit, as Izraeli nuk do të pajtohet për armëpushim me Hamasin, pas sulmeve të tmerrshme të 7 tetorit”, tha Netanyahu para gazetarëve të huaj.

“Thirrjet për një armëpushim janë thirrje që Izraeli t’i dorëzohet Hamasit, t’i dorëzohet terrorizmit, t’i dorëzohet barbarizmit. Kjo nuk do të ndodhë”, shtoi ai.

Duke u zotuar se Izraeli do të luftojë “derisa kjo betejë të fitohet”, Netanyahu tha se ushtria po bën përpjekje të mëdha “për ta parandaluar vrasjen e civilëve” në Gazë.

Ministria e Shëndetësisë e Gazës, e cila udhëhiqet nga Hamasi, thotë se së paku 8.306 njerëz, kryesisht civilë, janë vrarë si pasojë e bombardimeve dhe sulmeve me artileri nga Ushtria e Izraelit prej se shpërtheu lufta më 7 tetor, pasi Hamasi kreu sulme të përgjakshme dhe tronditëse në jug të Izraelit, duke i vrarë 1.400 njerëz, kryesisht civilë, sipas zyrtarëve izraelitë./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit