-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përleshjet në Kuvendin e Kosovës, aktakuzë ndaj Bislimit dhe tre deputetëve

Kryesoret

Prokuroria Themelore e Prishtinës pas dhunës së regjistruar në korrik të këtij viti në Kuvendin e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj zëvendëskryeministrit të vendit, Besnik Bislimi dhe deputetit të Partisë Demokratike, Mërgim Lushtaku.

Aktakuzë është ngritur edhe ndaj dy deputetëve të PDK-së Hajdar Beqa dhe Bekim Haxhiu.

Ata akuzohen se kanë marrë pjesë në një përleshje gjatë seancën së Kuvendit të Kosovës të mbajtur më 13 korrik 2023.

“Sipas aktakuzës, të pandehurit B.B., M.L., H.B., ngarkohen për veprën penale “Sulmi”, ndërsa i pandehuri H.B., gjithashtu ngarkohet me veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Po ashtu, në këtë çështje penale për të pandehurin B.H., ekziston dyshimi i bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”. Prokurori i Shtetit me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat iu vihen në barrë”, thuhet në njoftim.

Pamje nga përleshjet e 13 korrikut në Kuvendin e Kosovës

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit