-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E PLOTË/ Shkulje mikrofoni dhe grushte! Gjithçka që ndodhi brenda dhe jashtë Parlamentit

Kryesoret

Seanca e sotme e parlamentit degjeneroi në dhunë. Deputetët e opozitës u përfshinë në shtyrje dhe përplasje fizike me socialistët.

Tensioni ndihej që në fillim të seancës që nuk do të kishte normale. Ishte paralajmëruar edhe gjatë ditës. Demokratët me 23 të përjashtuarit për 10 ditë ishin gati për të shpërthyer.

Por edhe Parlamenti i kishte marrë masat. Kryetarja Lindita Nikolla rreshtoi Gardën që në nisje të seancës. Këtë opozita e cilësoi provokim. Kërkoi fjalën për procedurë, por Nikolla i injoroi dhe vazhdoi me rendin e ditës.

Demokratët u ngritën të gjithë drejt foltores. Kryetarja e Kuvendit sërish vijoi duke u dhënë fjalën socialistëve për rendin e ditës. I pari në listë ishte Vullnet Sinaj. Flamur Noka vrapoi drejt tij duke i kërkuar që të ndërpriste fjalën.

Bledion Nallbati që i shkoi nga pas, ishte më i ashpër, i tërhoqi mikrofonin. Këtu filluan shtyrjen mes tyre dhe grushtet. Ndërhynë socialistët për t’i ndarë. Drejt tyre vrapuan përforcimet nga krahu demokratët. Lindita Nikolla e ndërpreu seancën dhe iku.

Të njëjtën gjë bëri edhe dy herë të tjera derisa u dorëzua dhe e mbylli. Debatet dhe tensioni vazhduan edhe jashtë sallës mes Nallbatit që u përjashtua për dhunë dhe socialistëve.

Partia Socialiste përmes kryetarit të grupit, Bledi Çuçi foli për një skenar të përgatitur nga opozita, por Gazment Bardhi tha demokratët u provokuan nga Garda. Sali Berisha ishte më i qartë për të ardhmen; parlament nuk do të ketë pa komisionet hetimore.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit