Partia Socialiste po bën gati letrat për përjashtimin e 7 deputetëve të opozitës pas sherrit të së hënës pasdite në Parlament, ku pati edhe përleshje fizike mes deputetëve Bledion Nallbati dhe Vullnet Sinaj.
Kërkesa u dorëzua për Flamur Nokën, Gazmend Bardhin, Bledian Nallbatin, Edi Palokën, Albana Vokshin, Lefter Gështenjën dhe Saimir Korreshin.
Bledion Nallbati u përjashtua pasi tentoi të godiste me grusht deputetin socialist, teksa ky i fundit po mbante fjalën e tij.
Deputeti i PD-së pendohet për grushtet me socialistin: Nuk më nderon…
“Nuk ia vlen që të merremi me diçka që nuk nderon askënd”, tha Nallbati sot, por pak minuta më pas sërish ishte protagonist në debatin dhe kaosin në komisionin e Ligjeve, që u ndërpre.
“O ti zonjë me jep fjalën…fundi, fundi…”! Nxehet Korreshi, ngrihet në këmbë Nallbati