Mbrëmjen e shkuar në Paris, Lionel Mesin u shpall fitues i “Topit të Artë” për vitin 2023, të 8-in në karrierën e tij.
Në këtë ceremoni është dhënë edhe trofeu “Lev Jashin” për portierin më të mirë të vitit.
Të dy këto çmime janë vendosur me votat e gazetarëve sportivë ndërkombëtarë.
Për Shqipërinë, votuesi për këto trofe ka qenë si zakonisht gazetari i mirënjohur Besnik Dizdari.
Votimi i Dizdarit për këtë edicion:
“TOPI I ARTË”
1. Lionel MESI
2. Erling HALAND
3. Kilian MBAPE
4. Julian ALVAREZ
5. RODRI
TROFEU “LEV JASHIN”
1. EDERSON
2. Emiliano MARTINEZ
3. Mark-Andre TER SHTEGEN
/Panorama Sport