-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përndiqte një person prej disa muajsh, arrestohet 46-vjeçari

Kryesoret

Policia në Tiranë ka arrestuar një 46-vjeçar me inicialet E. B., pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetas, për disa muaj.

Po ashtu është arrestuar një 28-vjeçar me inicialet A. Gj., pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij, si dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj.

Gjatë kontrollit në banesën e 28-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Në pranga ka rënë edhe 30-vjeçari me inicialet R. P., banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, si dhe ka goditur me grushte shtetasin E. B., 27 vjeç.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën 30-vjeçarit, një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Po ashtu është arrestuar një 40-vjeçar me inicialet H. T., banues në Babrru, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe ka shkelur vendimin e Gjykatës, duke u afruar në banesën e saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit