-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PS gati përjashtimet, Bardhi: Nuk shuhemi! Po bëhemi gati për akte ekstreme

Kryesoret

Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi në pritje të vendimit të socialistëve që kërkojnë mes 7 deputetëve edhe përjashtimin e tij pas incidenteve dje në Kuvend, deklaroi se PS nuk do të arrijë të shuajë opozitën. Ashtu si Berisha, paralajmëroi vendime ekstreme duke lënë të hapur grevën e urisë.

Nëse mendojnë se do ta shuajnë të drejtat e opozitës me përjashtime arbitrare i kanë bërë llogaritë gabim. Kolegët do të jenë në mbledhjen e komisionit të Etikës. Ne nuk njohim asnjë përjashtim arbitrar. Po na nxisin drejt akteve ekstreme, jemi gati për cdo sakrificë.

Shumica duhet të heqë dorë nga tentativa për të diktuar kush do të jenë anëtarët e opozitës në komisionin e reformës zgjedhore. Nuk i cakton kundërshtarit politik për të caktuar opozitën.

Nëse ne do të shkojmë në Kushtetuese, fitojmë dhe kryetarja e Kuvendit e mban vendimin në sirtar si në rastin e mandatit të Olta Xhaçkës. Shumica po provokon me arrogancë opozitën. Seanca e djeshme ishte e provokuar. Ne do të përgjigjemi me cdo mjet dhe cdo çmim” tha ai.

Por çfarë mendon Bardhi për deklaratat e kolegëve nga krahu i Lulzim Bashës që e dënuan dhunën dje në Kuvend? “Po, problem i madh…” tha ai.

“Jam betuar…”! Berisha: Grushti i Nallbatit? U përplas me Sinën, por s’e goditi!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit