Një burrë ka humbur jetën Malishevë, si pasojë e një vet aksidenti me traktor. Gjithashtu mësohet se është plagosur rëndë një person tjetër i cili ndodhej në traktor.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj i cili ka shtuar se i lënduari është dërguar në QKUK në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Rreth orës 14:00 është raportuar aksident trafiku në fshatin Ngucat- Malishevë. Policia ju ka përgjigjur rastit, ku ngasësi i një traktori dyshohet të ketë humbur kontrollin mbi të dhe është vet-aksidentuar.
Për pasojë një person mashkull i moshës madhore ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa një tjetër (po ashtu mashkull i moshës madhore) është dërguar në QKUK në gjendje të rëndë shëndetësore. Rasti është duke u hetuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, tha Elezaj.