14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zjarri pranë banesës fut në sherr dy fqinjët, shqiptari plagos me thikë 40-vjeçarin

Kryesoret

Autoritet italiane kanë arrestuar një 40-vjeçar shqiptar për tentativë vrasjeje pasi ka plagosur me thikë fqinjin e tij pas një debati për motive të dobëta.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, midis zonave Tor di Miele dhe Stufa Pigna Castello.

Dy 40-vjeçarët kanë patur një debat të ashpër shumë pranë banesave të tyre pasi tymi i zjarrit që kishte ndezur njëri prej tyre po shkonte drejt banesës së tjetrit.

Kjo ka sjellë që situata të dalë nga kontrolli pasi ata janë konfliktuar. 40-vjeçari shqiptar nxori thikën dhe plagosi fqinjin nën shpatull.

Familjarët e të plagosurit që kanë njoftuar ambulancën dhe policinë. Shqiptari u ndalua menjëherë dhe u identifikua nga ushtarët e komandës së stacionit Ferentino, të cilët ndërhynë së bashku me patrullat e tjera.

I plagosuri ndodhet në spital dhe fatmirësisht për të nuk i është dëmtuar asnjë organ vital.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit