Një 33-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti fatal në autostradën Tiranë-Durrës.
Sipas informacioneve, dyshohet se 33-vjeçari Erman Dervishi ka humbur kontrollin e mjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.