Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë – Durrës ku një automjet ka humbur kontrollin dhe ka thyer barrierat anësore të rrugës, duke përfunduar më pas në kanal.
Mësohet se është duke u kërkuar ndihma e zjarrfikëses, pasi nuk po nxjerrin dot nga makina shoferin 33-vjeçar, i cili ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.