-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Të shtëna me armë zjarri drejt një shtëpie

Kryesoret

Një banesë u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e shkuar në fshatin Kullë të Durrësit. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:30 ndërsa si autor i ngjarjes është identifikuar një 56-vjeçar nga Tirana që është shpallur në kërkim.

Qëlloi me armë zjarri, në afërsi të banesës së një 34-vjeçari, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin. Rreth orës 20:30, të mbrëmjes së djeshme, sapo janë njoftuar se në drejtim të banesës së shtetasit V. B., 34 vjeç, në fshatin Kullë, ishte qëlluar me armë zjarri, shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë kanë shkuar në vendngjarje, për të kryer veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale, me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit dhe kapjen e autorit. Si rezultat i këtyre veprimeve u identifikua shtetasi H. H., 56 vjeç, banues në Tiranë, i cili u shpall në kërkim. Po punohet për kapjen e tij” njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit