-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Egnatia bind ndaj Erzenit dhe konfirmohet në krye të Superiores

Kryesoret

Egnatia nuk ndalet. Rrogozhinasit triumfuan në transfertë ndaj Erzenit me rezultatin 0-1, në një sfidë të luftuar, ku nuk munguan kartonët, por edhe polemikat.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa në pjesën e dytë, Egnatia realizoi golin e fitores me autor Zejnullain që shënoi në minutën e 55-të.

Në fundin e takimit, rrogozhinasit mbetën me dhjetë lojtarë, me Fangajn që u ndëshkua me karton të kuq, ndërsa takimi u mbyll me pretendimin e shijakasve për një penallti të pa dhënë.

0-1 dhe Egnatia tani konfirmohet, me rrogozhinasit që kryesojnë me 26 pikë pas javës së 12-të, ndërkohë Erzeni mbetet me 13 pikë, momentalisht në vendin e 8 dhe tani numëron katër ndeshje pa fitore./Super Sport

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit