-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Të dehur në timon, aksidente dhe dajak! 9 të arrestuar në Tiranë

Kryesoret

Nëntë persona janë arrestuar në Tiranë për disa vepra penale. “Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar ndaluan shtetasin O. E., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar një shumë parash nga një shtetase.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan shtetasen E. A., 33 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me 3 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin G. Zh., 56 vjeç, banues në Tiranë, pasi me vetëgjyqësi, ka shkatërruar një mur rrethues në rrugën “Ali Demi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan shtetasin A. B., 39 vjeç, si dhe po punojnë për kapjen e shtetasit E. K., 28 vjeç. Këta dy shtetas, në Rrugën e Kavajës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur dyshohet me sende të forta shtetasin F. S., i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasit:

  • G. Q., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ibrahim Pashë Bushatlliu”, gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë, i gjetën e sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një shkop metalik me hapje, si ato të Policisë;

  • I. P., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se i ka vjedhur celularin shtetasit A. G., 30 vjeç, dhe më pas e ka shitur atë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 ndaluan shtetasin Xh. S., 25 vjeç, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme, ka përndjekur një 17-vjeçare.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasit:

  • O. M., 27 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi në Rrugën e Dibrës, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka aksidentuar shtetasen M. Zh., 41 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

  • F. C., 41 vjeç, banues në Itali, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, në rrugën “Abdyl Frashëri”, .

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasen L. K., 51 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se ka keqtrajtuar një 14-vjeçar” njofton policia.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit