“Ngjashmëria e kravatave tona është një shenjë se marrëdhëniet tona dypalëshe po përmirësohen,” deklaroi kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu kur u takua me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan në “Türkevi” (Shtëpia e Turqisë) në Nju Jork më 20 shtator. Të dy pozuan miqësisht para kamerave në një atmosferë humori të mirë. Netanjahu i tha Erdoganit: “Më pëlqen kravata jote.” Dhe Erdogani iu përgjigj: “Edhe këmisha edhe kravata janë njësoj.” Shakatë bazoheshin në faktin se fjala angleze “tie” do të thotë “kravatë” dhe “marrëdhënie” në anglisht.
Fotografia që u shfaq disa javë më parë si një pikë kthese në marrëdhëniet turko-izraelite duket që sot si histori. Ditët e fundit Erdogani batutat para kamerave i ka zëvendësuar me deklarata krejtësisht të ndryshme. Hamasi është një lëvizje lirie, jo një organizatë terroriste, tha ai. Ai e quajt Izraelin pushtues dhe shkoi edhe më tej: “Ne do t’i themi të gjithë botës se Izraeli është një kriminel lufte,” tha Erdogani në një tubim propalestinez në Stamboll javën e kaluar. (lexo ketu shkrimin e plote).