-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mediat italiane: Prapaskenat e marrëveshjes për emigrantët, në Shëngjin vetëm ata që…

Kryesoret

Corriere della Sera ka zbuluar detaje lidhur me marrëveshjen e firmosur sot mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeministres italiane Georgia Meloni, sa i përket emigrantëve që do të shpëtohen në det.

Meloni është shprehur gjatë konferencës me Ramën se një qendër pritjeje për emigrantët do të ndërtohet në Portin e Shëngjinit dhe pritet të hapet pranverën e ardhshme.

Firmos Rama, Meloni: Emigrantët do të zbarkojnë në Shëngjin

Sipas medias italiane, thuhet se marrëveshja nuk do të zbatohet për emigrantët që mbërrijnë në brigjet dhe territorin italian, por ekskluzivisht për ata që shpëtohen në det, me përjashtim të të miturve, grave shtatzëna dhe subjekteve vulnerabël.

Strukturat e krijuara, do të mund të strehojnë gjithsej deri në 3 mijë emigrantë, duke parashikuar rreth 39 mijë emigrantë në vit “për të përfunduar me shpejtësi procedurat për shqyrtimin e kërkesave për azil apo riatdhesimin e mundshëm”.

Strutkurat do të ngrihen në portin e Shëngjinit, ndërsa sipas asaj që shpjegohet nga burimet e Palazzo Chigi, nuk parashikohet asnjë kompensim ekonomik në favor të Shqipërisë.

Italia do të sjellë emigrantët në Shqipëri

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit