-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump dëshmon për rastin e mashtrimeve financiare

Kryesoret

Donald Trump të hënën arriti në gjykatën në Nju Jork, për të dhënë dëshmi në rastin civil për mashtrime financiare, që mund të dëmtojë perandorinë e tij biznesore për prona të paluajtshme të cilin e ndërtoi para se të futej në politikë.

Duke hyrë në gjykatë, Trump deklaroi për gazetarët se ky rast gjyqësor është i motivuar politikisht dhe është një “gjueti shtrigash”.

Ish-presidenti amerikan, sikurse edhe dy djemtë e tij që dëshmuan javën e kaluar, pritet të përballet me pyetje lidhur me praktikat e diskutueshme të kontabilitetit, që një gjykatës veçse ka thënë se kanë qenë mashtruese.

Avokatët e shtetit të Nju Jorkut kanë argumentuar se ato metoda i kanë mundësuar atij që të përfitonte kushte më të mira financimi, duke bërë që të rritej vlera e fushatave të tij të golfit, të ndërtesave të banuara dhe aseteve të tjera, në një kohë kur shumë huadhënës kishin refuzuar që të bashkëpunonin me të.

Ata kanë thënë se aktivitete të tilla i kanë mundësuar Trumpit që të fitojë 100 milionë dollarë dhe të bëjë që pasuria e përgjithshme e tij të arrijë në 2 miliardë. Trump ka mohuar çdo keqbërje.

Për dallim nga katër rastet e tjera penale me të cilat përballet kandidati për president i SHBA-së, ky rast nuk kërcënon që ai të burgoset, teksa ai po bën fushatë për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024./REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit