Policia ka identifikuar dhe arrestuar në Elbasan një 31-vjeçari me inicialet F. B., banues në Lushnje, që hyri i maskuar në një karburant dhe mori një shumë parash, në kërcënimin e armës.
Nga hetimet ka rezultuar se 31-vjeçari në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka hyrë i maskuar në një karburant dhe duke kanosur me armë gjahu, ka marrë një shumë parash (një pjesë të xhiros ditore).
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar arma e gjahut që ka përdorur autori për të kryer vjedhjen, automjeti që kishte marrë me qira, veshjet që ka mbajtur gjatë vjedhjes, një sasi lënde e dyshuar narkotike heroinë dhe një peshore elektronike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Fierit, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”