Është arrestuar në Durrës 28 vjeçari Glorildo Halili, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga shteti Italian
I riu ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Torinos, prej të cilës është lëshuar dhe masa e sigurisë “Arrest me burg”.
28 vjeçari akuzohet për “Trafikim të lëndëve narkotike” dhe si pjesë e një “Grupi Kriminal”.
Arrestimi u bë nga Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, vijojnë procedurat për ekstradimin e shqiptarit në Itali.