-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Babait i thanë e vrasim ne për ty”, këngëtarja për paragjykimet për partnerin: Kam vuajtur shumë 

Kryesoret

Këngëtarja shqiptare, Linda Halimi ka rrëfyer periudhën më të vështirë të saj, ku ju desh të përballej me paragjykime nga më të ndryshmet pas martesës me partnerin e saj me ngjyrë, reperin amerikan Big D.

Në një bisedë mes lotësh, këngëtarja ka treguar se si ishte e komentuar nga mediat rozë. Ndërsa shprehet se paragjykimet mbi ngjyrën e partnerit, me sa duket njerëzit ende nuk i ka lënë plotësisht pas krahëve pasi me shumë të afërm të saj ajo nuk flet për këtë arsye.

“Nuk kam qenë kurrë një person që viktimizohem, unë e di edhe pse më kanë ftuar në Big Brother, se si unë kam mundur të mbijetoj me qenë e martuar me një person që nuk është shqiptar dhe i ngjyrës tënde.

Më patën ‘mbytur’ portalet, më kanë bërë presion pafund prej 2012, imagjino sa tabu ka qenë, në fillim e kam vuajtur shumë, se kam humbur shumë familjarë, kam xhaxhallarë me te cilet nuk flas me ta ende, madje i kanë thënë babait tim ‘nëse ti nuk je i gatshëm e marrim ne gjakun, ta pastrojmë ne gjakun”, u shpreh mes tjerash ajo.

Me tej shtoi se nuk eshte penduar për zgjedhjen që ka bërë, e madje ndihet mjaft e lumtur, por vuan idene e asaj cfare perjetuan sidomos prindërit e saj.

“Më shumë më janë dhimbsur prindërit e mi, nëna ime ka qenë një herë në autobus dhe kur e kanë kuptuar se është nëna ime e kanë ofenduar duke i thënë, ‘ti e ke edukuar keq, largohu nga autobusi’, vëllanë tim i kanë bërë presion, kam vuajtur shumë,” rrëfeu Linda e përlotur.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit