-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ambasadori gjerman: Qeveria të respektojë të drejtat e opozitës

Kryesoret

Ambasadori gjerman në Shqipëri, Karl Bergner nga Korça këshilloi opozitën që të heqë dorë nga skenari i protestave dhe të përqendrohet më shumë tek bashkimi dhe idetë për të qenë alternativë qeverisëse.

I kërkoi qeverisë që të respektojë të drejtat e opozitës, referuar ndoshta ishte për kauzën kryesore të pakicës, komisionet hetimore parlamentare.

“Mendoj se nëse energjia shkon në protestë nuk është një gjë e mirë pasi mendoj se energjia do të duhet të shkonte në formulimin e alternativës qeverisëse.

Shoh më shumë energji në pengimin e parlamentit dhe shmangien e tij kjo  mendoj nuk është ide e mirë. Ka mënyra të tjera të ligjshme për të kundërshtuar atë që nuk na pëlqen nga mënyra se si qeverisje vepron.

Sinqerisht do të shpresoja të shihja shumë shpejt një opozitë më të bashkuar që të luajë rolin saj si kontrollues të qeverisë në një mënyrë më efektive.

Mendoj se edhe qeveria mund të ndihmojë në respektimin e të drejtave të opozitës më shumë se sa bën tani. Do të na pëlqente të shihnim një balancim mes punës së opozitës dhe asaj të qeverisë. Një opozitë e mirë ndihmon edhe punën e qeverisë” tha ai.

I pyetur për paktin mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët, ambasadorit u shpreh i bindur se “të dyja shtetet kanë bërë çmos për të respektuar rregullat kombëtare dhe ndërkombëtare”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit