Një 27-vjeçar në Fier është qëlluar me armë zjarri pas një konflikti duke mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00, në fshatin Fermë Çlirim. Autori u arrestua disa minuta pas ngjarjes.
“Rreth orës 12:00 në fshatin Fermë Çlirim, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, Gentjan Vrenozi 27 vjeç, ka plagosur me armë zjarri Mevlud Hasa 27 vjeç, të dy banues në Fermë Çlirim.
Mevlud Hasa është dëmtuar në krahë dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Gentjan Vrenozi u arrestua” njofton policia.









